Kukan: Nuk ka kohë për të humbur për zgjedhjet

RTV KLAN 2017-04-01

Views 0

Eurodeputeti Eduard Kukan shprehet se nuk po bëhet mjaftueshëm për përgatitjen e zgjedhjeve dhe se nuk ka kohë për të humbur. Sipas tij, zgjedhjet do jenë një faktor i rëndësishëm për përcaktimin e një datw për hapjen e negociatave të anëtarësimit tê vendit në BE.

Eurodeputeti Eduart Kukan ngre shqetësimin se klasa politike shqiptare është shumë e vonuar me reformën zgjedhore. Ai thotë se mes palëve duhet të ketë një marrëveshje politike, me qëllim që rezultati I 18 qershorit të njihet nga I gjithë aktori politik në Shqipëri.

Eduard Kukan, eurodeputet: Ne theksojmë se zgjedhjet duhen përgatitur me përgjegjësi në marrëveshje midis partive politike, në mënyrë që procesi zgjedhor dhe rezultati i tyre të njihet nga të gjithë. Vetëm kur zgjedhjet njihen nga të gjithë mund të konsiderohen si të besueshme. Të gjitha marrëveshjet, ligjet apo direktivat lidhur me zgjedhjet duhet të përgatiten shumë kohë përpara zgjedhjeve dhe nuk duhet pritur momenti i fundit. Fatkeqësisht, ne duhet të apelojmë sërish që nuk ka kohë për të humbur.

Ashtu si eurodeputetit Flekeinshtejn edhe Kukan thotë se zgjedhjet janë kusht për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Eduard Kukan, eurodeputet: Ato përbëjnë një moment shumë të rëndësishëm për t?a nxitur vendin përpara për fiksimin e një date për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Unë dëshiroj që të përçoj mesazhin e marrjes së të gjitha masave për përgatitjen e tyre sesa të spekuloj mbi skenarët e këqija për Shqipërinë nëse zgjedhjet nuk do jenë OK. Sigurisht që zgjedhjet do të jenë një faktor i rëndësishëm në analizën e situatës në vend për dhënien e një date për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ky qëndrimi i zotit Kukan vjen pak ditë pasi Komisioni j Jashtëm në Parlamentin Europian miratoi draft rezolutën për Shqipërinë, ku krahas zgjedhjeve i mëshon edhe zbatimit të reformës në drejtës, si kushte këto të Brukselit për rrugëtimin e vendit në union./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS