Kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin e Bashkisë së Metzit Dominique Gros në Tiranë, në fokus të këtij takimi ka qenë bashkëpunimi për projekte të përbashkëta veçanërisht në çështjet e mjedisit, kulturës dhe të teknologjisë së avancuar, në dhënien dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
?Tirana është një qytet që po zhvillohet dita-ditës dhe kjo duket qartë?. Këto ishin fjalët e kryetarit të Bashkisë së Metzit, Dominique Gros, në takimin që zhvilloi me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj e informoi homologun Dominique Gros me projektet e mëdha të Tiranës, si dhe me transformimin e shpejtë që kryeqyteti ka pësuar gjatë këtyre dy viteve.
Në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy bashkive dhe për kontributin në mbështetje të qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Metz, Veliaj i dorëzoi kryetarit të Bashkisë, Dominique Gros, simbolin e qytetit tonë, Kullën e Sahatit.