Report TV - Frika, Romeo Kara dërgon dosjen ‘Berisha’ në disa shtete

Report TV 2017-04-01

Views 2

Juristi i OSHEE, Romeo Kara, njeriu që hodhi dritë mbi paraskenat e privatizimit të OSSH, i ka paraprirë një tentative të mundshme për të eliminuar nga njerëzit që ka ?fundosur? me dëshmitë e tij për skandalin më të rëndë në 25 vitet e fundit.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Romeo Kara, shprehet se dosjen e skandalit ?CEZ?, me dokumente dhe prova kundër ish-qeveritarëve të atëhershëm, e ka ?siguruar?, duke e dërguar në disa shtete të huaja, përfshirë edhe vendet partnere. Në këtë kuadër, Kara thotë se eliminimi i tij nuk do t?i zgjidhte punë askujt.

Po ashtu, Romeo Kara, ka pohuar se është i gatshëm për të dëshmuar para organeve të drejtësisë për aferën e shitjes së OSSH nga qeveria ?Berisha? kompania çeke ?CEZ?. Juristi i OSHEE ka komentuar edhe lëvizjen e fundit të Shkëlzen Berishës, i cili shmangu dëshminë e tij para komisionit hetimor, duke mos pranuar të betohej se do të thoshte të vërtetën.

Share This Video


Download

  
Report form