Që nga dita e premte, prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjykatën e rrethit kërkesën për ekstradimin në Itali të Alket Hatisë.
Për këtë ngjarje dy ditë më parë, gazeta ?Shqiptarja.com? publikoi vendimin e gjykatës së Apelit të Milanos, që ka dënuar Hatinë me 20 vite burgim si dhe kërkesën e autoriteteve të drejtësisë italiane që kërkojnë ekstradimin e Hatisë.
Tashmë cështja i ka kaluar për gjykim gjykatës së Durrësit, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e akuzës. Alket Hatija u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për shkak të një dënimi me 20 vjet burg, të dhënë në shtator 2016 nga Gjykata e Apelit të Milanos.
Më 11 korrik, Prokuroria kërkoi masën e ?arrestit me burg? për qëllime ekstradimi përballë gjykatës, por gjyqtari Petraq Çurri urdhëroi lirimin e Hatisë me argumentin se në dosje mungonte një kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë.