Për të katërtën herë brenda një jave ka dështuar marrja e dëshmisë së Ylvi Beqjat, dëshmitari i mbrojtur në dosjen ?Shullazi", duke e kthyer kë proces në një telenovelë.
Përsëri shkak për shtyrjen janë bërë avokatët. I arrestuari Gilmando Dani ka qenë pambrojtës ligjor, pasi edhe mbrojtësi i caktuar kryesisht nuk është paraqitur.
Prokuroria kërkon ta legjitimoje dëshminë e biznesmenit si provë dhe mungesa e avokatëve për organin e akuzës është mënyrë për të mos e marrë atë. Ndërsa avokatët pretendojnë se marrja e kësaj dëshmie është në kundershitm me ligjin.
Sipas dëshmisë së Ylvi Beqajt nën kërcënimin e armës Emiljano Shullazi dhe banda e tij në i ka marrë pronësinë për një pjesë të ish-hotel Vollgës në Durrës dhe 550 mijë euro.
TV KLAN