Ende pa u rehatuar mirë, Marjana Kondi e gjeti veten përballë pyetjeve ?pikante? të fëmijëve. Aktorja e humorit, e ftuar këtë të hënë në spektaklin ?Në kurthin e Piter Pan?, në Televizionin Klan, u pyet për puthjen e saj të parë.
Por kur Kondi tha se nuk e mbante mend, atëherë fëmijët i kërkuan që të tregonte për puthjen e dytë. Duke qenë se as këtë nuk e mbante mend, të vegjlit nuk u dorëzuan dhe e pyetën për puthjen e fundit.
E gjendur përballë insistimit të vogëlushëve, aktorja zbuloi se puthjen e fundit e kishte shkëmbyer me Robert Ndrenikën, në filmin ?Rrokullisje?.
?Puthjen e parë nuk e mbaj mend, por puthja e fundit ka qenë puthja me profesor Robert Ndrenikën në filmin ?Rrokullisja?. ?
Kondi madje tha se nuk kishte puthur ndonjëherë më parë një koleg në film.
?Unë se kisha bërë ndonjëherë e shkreta dhe nuk e di sesi e mora përsipër. Ai ishte një moment kështu, tak tak në sekondat e fundit?./tvklan.al