“Ngjyrat e familjes sime”, ekspozitë në Muzeun Kombëtar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shoqëri e shëndetshme i ka rrënjët tek një familje e mirë, tek një vatër e ngrohtë, tek një jetë plot ngjyra. këto janë edhe fjalët e para të Audrie Mangelson Mema, teksa na shpjegon idenë fillestare të ekspozitës ?Ngjyrat e familjes sime?. Piktorja amerikano-shqiptare, që gjithashtu e prezanton veten në këtë ekspozitë, bën bashkë emra të njohur të arti vizual dhe emrat të rinj, studentë e të sapodiplomuar, për të sjellë pikëpamje të ndryshme për familjen, telajo plot ngjyra, por edhe bardh e zi. Audrie sjell përmes kësaj ekspozite edhe një formë tjetër të të bërit artistët bashkë, një thirrje online, që mendohej të mblidhte më pak vepra se sa 70 telajot që gjejmë në muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita ?Ngjyrat e familjes sime? do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar deri më 10 shkurt.

Share This Video


Download

  
Report form