Nëse familja nuk është e shëndoshë, nuk mund të kemi një shoqëri të tillë. Mbi këtë parim, Aubrie Mangelson Mema, një amerikano-shqiptare me pasion për artin dhe vlerat e bërthamës së shoqërisë ngriti ekspozitën ?Ngjyrat e familjes?, thirrjes së të cilës iu përgjigjën piktorë në zë si Bujar Zajmi, Natasha Bega, por edhe artistë të rinj, që sjellin në një konceptim të përbashkët kuadrosh këndvështrimin për familjen.