Ivanov, takime me liderët politik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Maqedonisë Gjeorge Ivanov do te zhvilloje te mërkurën takime te ndara me liderët e partive politike, ne kuadër te konsultimeve te nisura prej tij per situatën ne vend. Nje fakt i tille është konfirmuar nga kabineti i tij per mediat maqedonase dhe vjen pas takimeve te zhvilluara kete te marte me kreun e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe te hënën me ambasadorin e Bashkimit Europian ne Shkup, Samuel Zhbogar. Pas takimit te kësaj te marte, nëpërmjet nje komunikate per shtyp, presidenti është shprehur se ka vepruar vetëm brenda parashikimeve dhe te drejtave te tij kushtetuese dhe se do te vazhdoje te veproje ne interes te shtetit dhe qytetareve te Maqedonisë. Nje dite me pare Ivanov u njoftua zyrtarisht nga parlamenti se partia e ish-kryeministrit Gruevski nuk arriti te krijonte qeverinë. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit ka 10 dite afat per te vendosur se cilës pale i takon mandati, por lideri i LSDM, Zoran Zaev këmbëngul qe qeverinë ta formoje ai. Per te siguruar 61 votat e nevojshme, atij i duhen jo vetëm votat e BDI, por edhe te Lëvizjes Besa, ose Aleancës per Shqiptaret.

Share This Video


Download

  
Report form