TIRANE-Këtë të martë kur është mbyllur zyrtarisht procesi i dorëzimit të formularëve nga gjyqtarë e prokurorë të cilët do t?i nënshtrohen rivlerësimit të pasurisë dhe figurës profesionale e morale kanë ardhur dhe dorëheqjet e para të konsideruar gjyqtarë ?Vip?.
Mes të dorëhequrve të cilët nuk kanë pranuar ti nënshtrohen ?Vettingut? janë gjyqtarja e lartë Mirela Fana e zgjedhur pak ditë më parë dhe anëtare e këshillit të emërimeve, Vladimir Kristo gjyqtar kushtetues po ashtu i zgjedhur në KED, gjyqtari Ilir Celiku.
Nga 800 gjyqtarë e prokurorë të paktën deri më tani 794 prej tyre kanë depozituar formularin dhe do të jenë në pritje të procesit të rivlerësimit sipas ?Vettingut?.
Ligji parashikon se kush nuk deklaron pasurinë përjashtohet.
Dy gjyqtarë të tjerë të dorëhequr janë gjyqtari i Elbasanit, Ilir Pashai dhe gjyqtarja e Kukësit Drita Velaj.
Në total numri i të dorëhequrve arrin në 6 pasi tre ditë më parë dorëheqien e dha dhe prokurori i Kavajës, Sulejman Tola.
Në më pak se një javë nga zgjedhja me short si kryetare e Këshillit të Emërimit në Drejtësi, (KED), Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë, paraqet dorëheqjen.
Dorëheqja e Fana konsiderohet e papritur pasi ajo mori pjesë para pak ditësh dhe në shortin me gogla për përzgjedhjen KED, mes 13 kandidatëve nga Gjykata e Lartë.
Personalisht Fana është shprehur se preferon të vijojë jetën akademike në vend të asaj të gjyqtares. Në vend të saj tek KED, u zgjodh një tjetër gjyqtar. Artan Zeneli, është emri që do të mbajë kreun e KED.