TIRANË-Rreth 1 orë nga shkarkimi si Ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani u shfaq në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar hapur kryeministrin Edi Rama dhe ministra të kabinetit se u bënë shkak për largimin e tij nga detyra.
Sipas Manjanit, arsyet e shkarkimit kanë ardhur sepse ai ka debatuar dhe kritikuar punën e qeverisë. Manjani thekson se, Rama i ka bërë vazhdimisht presion Ilir Metës që të mos flasë në media.
?Kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një praktikë jo vetëm që nuk kishte lidhje me Kushtetutën.
Mbledhja e qeverisë akt formal. Ministrat nuk flasin në mbledhjen e qeverisë. Ne nuk kemi debatuar me Ramën. Çfarë kam pasur ia kam thënë, të regjistruara në mbledhje mund t?i shikojë kush të dojë. Që nga vera, Rama ka harxhuar kohë duke i bërë presion Metës, thotë se flas pa leje në media, pa lejen e Fugës?.
?Do isha ministër jetëgjatë nëse do të qepja gojën e të zbatoja porositë, por ndërgjegja ime qytetare e profesionale nuk ma lejonte këtë gjë?, tha ai.
Ai më pas ka falenderuar kreun e LSI Ilir Meta dhe partinë për mundësinë që i dhanë të kontribuonte si ministër.