Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për më shumë se 30 minuta Ylli Manjani, i cili deri në orët e para të paradites së sotme mbante postin e ministrit të Drejtësisë, para se kryeministri të firmoste shkarkimine tij ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.
Pjese nga deklaratat e ministrit ne Konference
Ora 13: 32 Unë e di pse nuk është arrestuar Klement Balili
Manjani: Dita kur Ardian Çipa shefi i interpolit ka informuar se ndaj Klement Balilit ka një urdhër arrest. Që nga ky moment detyra është arrestimi i tij. Është bërë arrestimi jo? Unë e di pse nuk është arrestuar. Sepse policët atje flenë, flenë në Santa Quaranta
Manjani: Qeveria, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë, ka dhënë 2 milionë euro për një studio avokatore që do të merreshin me Becchetin dhe e humbën, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë
Manjani: Pa tender jepeshin shuma 400 mijë deri 4 milionë euro me demek shërbime avokatie. Nasip Naço i refuzoi dhe unë i kam refuzuar të gjitha. Dhe përgjigjja ishte të heqim Avokaturën e Shtetit nga varësia e ministrit
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manjani-ne-konference-mbledhjet-e-qeverise-jane-antikushtetuese/