Ora News - Komisioni Hetimor, Doda: Çështja çame nuk pengon reformat

Ora News Emisione 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, deklaron se ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen çame nuk pengon reformat dhe as nxit tension në marrëdhëniet me fqinjët.
E ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Doda u shpreh optimiste se Komisioni do marrë rrugë javën e ardhshme në Kuvend.
Doda komentoi edhe deklaratat e Ministrit Koka, duke i cilësuar tepër të rënda dhe që sipas saj organet kompetente duhet ti ndjekin në fund.
Sa i takon koalicionit qeverisës, Doda thotë se duhetë të ketë më shumë komunikim dhe sinqeritet mes PS-LSI për të zgjidhur problematikat mes tyre.

Komisioni Hetimor për çështjen çame
Do ketë gjithmonë një lloj stepie sa herë që janë këto hapa për tu marrë sepse politika jonë e ka pausr shumë të vështirë të trimërohet përballë një politike shumë agresive që është zhvilluar nga shteti fqinj shumë herë.Ne nuk kemi qëllim të bëjmë luftë me askënd, as të nxisim marrëdhënie të tensionuara, por të vërtetat duhet të dalin.E vërteta mbi të gjitha ndihmon shtetin fqinj.Asnjë nuk duhet të ketë asnjë problem të tillë me këtë gjë.Besoj se javën e ardhshme do futet dhe do realizohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/komisioni-hetimor-doda-ceshtja-came-nuk-pengon-reformat/

Share This Video


Download

  
Report form