VLORË- Vetëm një ditë më pas i është gjetur kafka në zonën pyjore të fshatit Karbunarë, policia njofton se ditën e sotme janë gjetur gjymtyrët e poshtëm dhe pjesë të legenit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjymtyrët u gjetën së bashku me disa çizme llastiku. Këto pjesë skeleti janë gjetur rreth 40 m larg vendit të ngjarjes ku u gjet koka, të cilat dyshohen se i përkasin të njëjtit trup. Paraprakisht pista kryesore për të cilën po hetohet është vrasja.
Nuk dihet ende gjeneralitetet e personit që i përkasin kafka dhe gjymtyrët e gjetura, e ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin e tij. Do të jetë ekspertiza ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.
Policia e qytetit bregdetar ka nisur kërkimet që ditën e djeshme ku një banor i zonës gjeti një kokë të mbuluar me gjethe.