#oranews #atentat #vlore #makinaedjegur
Policia ka gjetur një makinë të djegur në Vlorë, pas atentatit me dy viktima në zonën e ?Ujit të ftohtë?.
Automjeti i shkrumbuar dyshohet se është i autorëve të krimit të dyfishtë.
Makina u gjet disa minuta pas ngjarjes në Babicë.
Nga atentati mbetën të vdekur Orest Rexho dhe Arjan Hasani, ndërsa u plagos Armando Sulejmani.
Tre burrave u bënë pritë në zonën e njohur si "Uji i Ftohtë" dhe aty autorët që mbeten ende të paidentifikuar zbrazën breshëri kallashnikovi ndaj makinës ku udhëtonin.
Njëra nga viktimat u gjet në rrugë, ndërsa tjetra brenda një mjeti, duke ngritur dyshimet se ka tentuar për ti shpëtuar sulmit.
Armando Sulejmanit është anëtar i ish-bandës së Gaxhait por i hetuar si i përfshirë në një seri ngjarjes kriminale gjatë viteve të fundit në Vlorë. Ai i ka mbijetuar edhe një atentati më 23 maj të vitit 2016, kur u sulmua pranë shtëpisë me armë zjarri, ndërsa mbeti i plagosur në krah.
Ndërsa Arjan Hasani rezulton i përfshirë në dosjen e përgjimeve për 23 ton drogë në Vlorë.
Lexoni lajmin e plotë në: Atentat me armë zjarri në Vlorë, 2 të vrarë dhe 1 i plagosur
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pas-atentatit-me-dy-viktima-gjendet-makina-e-djegur-ne-vlore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz