Report TV - Deklarimi i pasurisë, ja 3 mijë zyrtarët që përjashtohen

Report TV 2017-04-01

Views 0

Mijëra zyrtarë dhe funksionarë të nivelit të mesëm dhe të ulët përjashtohen nga detyrimi për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, me qëllim rritjen e efektivitetit të hetimeve për ligjshmërinë e pasurive të funksionarëve nivelit të lartë. Shqiptarja.com zbardh 7 kategoritë funksionarëve, të cilët përjashtohen nga lista e subjekteve që mbartin detyrim për të deklaruar çdo vit pasurinë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Reduktimi i zyrtarëve që duhet të deklarojnë pasurinë parashikohet në projektligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Nëse aktualisht pranë ILDKP deklarojnë pasurinë mbi 6 mijë zyrtarë, me ligjin e ri, ky numër gati përgjysmohet.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS