MIRDITE- Rruga Nacionale Rrëshen-Klos është e dëmtuar, asfalti ka pësuar çarje të mëdha duke shkaktuar problem në qarkullimin e automjeteve.
I kontaktuar nga ana jonë, presidenti i firmës kontraktuese te mirëmbajtës, mohon qe rruga të ketë probleme duke thëne se rregullat i ka te gjitha ne rregull.
Sipas shofereve, rruga është shkatërruar dhe askush nuk po kujdeset për mirëmbajtjen e saj.
Edhe pse kjo rrugë është ndërtuar para 4 vitesh, dëmtimi i saj për një periudhe te shkurtër kohore, dëshmon punën e dobët te firmës ndërtuese.
Por nëse nuk merren masa për rehabilitimin e këtij aksi, shumë shpejt rruga nacionale Rrëshen-Klos, do te behet e pakalueshme.
Bashkia Lezhe ka nisur punë për rehabilitimin e rrugës Barllbullonjë-Rrilë, e cila prej kohesh ishte kthyer në një gangrenë për banorët, për shkak të gropave të mëdha të krijuara ndër vite.