Report TV - Vettingu në fuqi, gjyqtarë e prokurorë depozitojnë deklaratat në ILDKPI

Report TV 2017-03-31

Views 1

Gjyqtarë e prokurorë këtë të hënë kanë nisur zyrtarisht depozitimin e formularëve të rivlersimit të pasurive dhe atë të aftësive profesionale pranë institucioneve përkatëse dhe kryesisht inspektoriatit të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesit.

Ndër të parët që janë paraqitur këtë të hënë pranë ILDKPI-së ishin dy zv.drejtuesit e prokurorisë së Tiranës Erjon Pano dhe Arben Nela si dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Ervin Metalla ish-kreu i Gjykatës së Durrësit.

Pas pezullimit disa javorë të procesit të depozitimit të formularëve rreth 800 prokurorë e gjyqtarë përfshirë dhe ndihmësit ligjorë kanë edhe 10 ditë afat për të depozituar formularët dhe pritet që ky proces të përmbyllet më 28 Janar.

Share This Video


Download

  
Report form