TIRANË-?Pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë po shqetësojnë shkencëtarët dhe zyrtarët Europianë dhe po prodhojnë lajme tallëse për Shqipërinë?.
Kështu u shpreh sot nga selia e PD, Jamarbër Malltezi që deklaroi se, 228 shkencëtare nga 33 vende të Europës kërkojnë ruajtjen e Lumit Vjosa dhe mos ngritjen e digave derisa të shihen me kujdes ndikimet mjedisore.
?Parlamenti Europian vjet kritikoi Shqipërinë për vendim-marrjen e fshehtë që do cënojë ekosistemin e ndjeshëm të Vjosës dhe speciet e rralla dhe të kërcënuara të saj.
Por mesa duket zarfi ishte tepër i madh saqë Qeveria injoroi shkencëtarët Europianë me gjithë Parlamentin Europian dhe angazhoi ?ekspertët? e tij që të certifikonin ndërtimin e HEC Pocemit që sipas tyre do ishte ?pa ndikime në mjedis?.
Raporti mjedisor i ?ekspertëve? të qeverisë është bërë objekt tallje i shkencëtarëve Europiane, pasi nuk flet asnjë fjalë për floren dhe faunën ekzistuese në Vjosë, mbi 60% e raportit është kopjuar trashë ?Copy-paste? nga raporte të tjera në internet, dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme!!!
Shkencetaret europianë konfirmojnë: Vlerësimi Mjedisor për HEC Pocemin në Vjosë është një farsë!?, thekson Malltezi.