Në qendër të komunikimi javor të kryeministrit Rama këtë të dielë ishte votimi elektronik.
Kryeministri Rama është shprehur se kërkesa e opozitës që në zgjedhjet e qershorit të aplikohet elektronika, është një alibi e tyre për humbjen që i pret. Kreu i qeverisë ka deklaruar se është i gatshëm ta pranojë aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik në këto zgjedhje nëse OSBE/ODIHR do të hartojnë një plan konkret bazuar mbi një eksperience të suksesshme .
"Ne e kundërshtojmë dhe jemi skeptik. Votimi elektronik shumë më problematik se votimi tradicional. Kjo është alibi për humbjen që pret. Na mjafton që OSBE/ODIHR të bëj një plan konkret për këtë votim dhe ne e pranojnë, nëse është e mbështetur në një eksperiencë të suksesshme", u shpreh Rama.