Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga protesta e opozitës së bashkuar, që po zhvillohet para Kuvendit të Shqipërisë. Siç duket nga pamjet e realizuara me dron, militantë dhe simpatizantë të shumtë të opozitës, PD dhe LSI, kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit.
Ata janë mbledhur të gjithë në rrugën para Kuvendit, teksa janë kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm, duke e cilësuar një vendimmarrje politike të mazhorancës.