Kapet skafi me 1.3 ton hashash - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti kur njësitë ROAN të Guardia di Financa kapin skafin shqiptar me 1.3 ton hashash pas një ndjekjeje të gjatë në afërsi të brigjeve italiane. Skafistët, njëri 24 vjeçar e tjetri 52 vjeç kryen disa manovra për t?i shpëtuar motovedetave italiane, por nuk arritën t?i shpëtojnë kapjes. Sipas policisë skafi ishte nisur nga Vlora me 1350 kg hashash, ndërsa u ndalua në afërsi të Brindisit. Në operacion mori pjesë dhe një anije ushtarake e autoriteteve Italiane, e cila monitoron hapësirën detare për te parandaluar rastet e trafikimit të qenieve njerëzore. Droga e paketuar në 60 thasë kap vlerën e 13 milionë eurove, ndërsa policia nuk ka dhënë identitetin e të arrestuarve, pasi po heton dhe për persona të tjerë të përfshirë në grupin kriminal. Vetëm përgjatë janarit nga Shqipëria drejt Italisë kanë tentuar të trafikojnë 4 ton hashash.

Share This Video


Download

  
Report form