TIRANË-Mesatarja e shkollës se 3 viteve si dhe koeficienti i shkollës nga vjen do të vazhdojë të jetë parësore në vlerësimin e maturantëve që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Arsyeja e vlerësimit me më tepër koeficientë për shkollat e mesme profesionale me degët në universitet që kanë vazhdimësi lënde, bëhet me qëllimin e vetëm që të përgatisë studentë për nevojat e tregut.
Bari Musabelliu, rektor i Universitetit Bujqësor, për mikrofonin e Report Tv ka sqaruar edhe kriteret e pranimit për maturantët për vitin akademik 2017- 2018.
Vlerësimi i mesatares së 3 viteve dhe e shumëzuar me koefiçentin që Universitetit Bujqësor ka vendos për secilën shkollë të mesme dhe degë studimi, do të sjellë regjistrimin e studentëve me nota të mira, ku për vitin akademik që po lemë pas, nota mesatare ka qenë 7.