TIRANË - Kandidatët apo maturantët të cilët këtë vit do të konkurrojnë për të hyrë në universitete e vendit do të ndjekin një tjetër rrugë, nga ajo e 10 viteve të kaluara. Kështu, sipas ligjit të ri të Arsimit të Lartë nuk do të ketë më Maturë Shtetërore për rankimin e fituesve në universitete, por kriteret e vendosura nga vetë institucionet e arsimit të lartë se bashku me notën mesatare. Një tjetër ndryshim i këtij viti është edhe afati kohor se kur do të shpallen fituesit.
Ndryshe nga vitet e kaluara nuk do të jetë muaji shtator koha e shpalljes së fituesve, por muaji korrik, menjëherë pas përfundimit të Maturës Shtetërore. Por si do të bëhet shpallja e fituesve.