U testuan sot 4300 mësues, në të gjithë vendin për të konfirmuar aftësitë e tyre në mësimdhënie, si edhe për të ushtruar profesionin e tyre.
Në të 22 qendrat e testimit të ngritura nga drejtoritë Arsimore rajonale, testimi filloi në orën 10 dhe përfundoi në 12:30.
Pas përfundimit të provimit mësuesit u shprehën se gjithçka ishte e mirë organizuar dhe vështirësia e provimit ishte e një niveli mesatar.
Ttë gjithë mësuesit kanë aplikuar në portalin ?Mësues për Shqipërinë?. Ata kanë dorëzuar dosjet e tyre deri në 23 nëntor të vitit të kaluar dhe sot iu nënshtruan testit.
Përgjigjet e testit do të publikohen në portalin ?Mësues për Shqipërinë?, dhe në varësi të rezultateve të marra do të kenë edhe mundësitë e punësimit.