Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, 100 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, 88 punonjës të Pyjores, të DMZ, të bashkive, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë.
Situata paraqitet e rëndë në fshatin Kuc të Vorës, ku mëngjesin e sotëm kanë filluar edhe ndërhyrjet nga ajri për shuarjen e Flakëve. Në terren janë gjithashtu edhe forcat zjarrfikëse të mbështetura nga forcat e armatosur
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.