http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje aksident tragjik ne Itali u ka marre jetën 16 fëmijëve dhe shume te tjerë janë plagosur. Një autobus qe transportonte nxënës shkolle nga Hungaria, doli nga rruga dhe u përplas me shtyllën e nje ure ne nje autostrade pranë Verones mbrëmjen e se premtes. Me pas mjeti u përfshi nga flaket. Ne autobus udhëtonin 56 persona qe ktheheshin nga Franca, ku kishin kaluar disa dite pushime. Përveç nxënësve, kishte edhe prindër te tyre. Sipas informacioneve, disa prej nxënësve, djem te moshës 14-18 vjeç përfunduan jashtë autobusit ne momentin e përplasjes. Ndërsa pjesa tjetër mbeten te bllokuar ne momentin e rënies se zjarrit. Shume prej te plagosurve u transportuan ne spital ne gjendje te rende shëndetësore. Nje mësues rrezikoi jetën duke hyre ne mes te flakëve dhe arriti te shpëtoje shume prej nxënësve. Ai pësoi djegie ne trup. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por besohet se nje problem me nje nga rrotat ka sjelle përplasjen fatale. Identifikimi i viktimave do te jete i vështirë, pasi trupat janë karbonizuar. Hetuesit kane marre ne pyetje te mbijetuarit per te mësuar me shume rreth kësaj ngjarjeje te rende.