Aksident tragjik, humbin jetën 4 të rinj në Sukth - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga aksidenti tragjik ne superstraden Tirane-Durrës, ku humben jetën katër te rinj, tre vajza dhe një djalë. Dy makina te shndërruara ne nje grumbull hekurishtesh. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:15 të mëngjesit te kesaj te enjteve, ne afersi te Sukthit. Tre vajzat, Greta Sherifi 23 vjeçe, Izabela Gega, 33 vjeçe dhe Elona Xhuti 34, po udhëtonin nga Tirana drejt Durrësit, kur papritur drejt mjetit te tyre është afruar një automjet tip ?Benz? qe drejtohej nga Dashnor Deliallisi 36 vjeç. Gjithçka ndodhi ne pak sekonda. Shpejtësia e madhe e dy makinave, nuk ka vend per manovrim: ato u përplasen koke me koke duke përgjakur asfaltin. Shkak për aksidentin tragjik sipas policisë është bërë hyrja në krahun e kundërt te rrugës te automjetit qe drejtohej nga Deliallisi. Te dhënat e para tregojnë se ai po udhëtonte me mbi 120 kilometra ne ore dhe i ka kapur ne befasi vajzat ne makinën tjetër. Sipas policisë, te gjithë kane gjetur vdekjen ne vend. Shkatërrimi ka qene aq i madh, sa nxjerrja e trupave është bere e mundur vetëm pas ndërhyrjes se forcave zjarrfikëse.Dashnor Deliallisi, babai i dy fëmijëve, ishte emigrant ne Itali. Ende nuk është sqaruar pse ai u fut ne krahun e gabuar te rrugës, duke shkaktuar tragjedinë. Ndërsa vajzat shoqe me njëra-tjetrën, po udhëtonin drejt jugut.

Share This Video


Download

  
Report form