ONM, javën tjetër në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Javën e ardhshme do te mbërrijnë ne Tirane gjyqtaret dhe prokuroret e huaj qe do te asistojnë procesin e vettingut. Lajmi është beri i ditur nga njeriu qe për dy vjet drejtoi Komisionin e Posaçëm te Reformës ne Drejtësi, Fatmir Xhafaj, i cili theksoi se tashme gjithçka është gati per te nisur procesin e rivlerësimit te gjyqtareve e prokuroreve.?Javën tjetër ne Tirane do te jete trupat ndërkombëtare qe do te merret me pre-vettingun, pra me përgatitjen e procesit te vettingut. Ka përfunduar edhe procesi i shprehjes se interesit te gjyqtareve dhe prokuroreve evropiane dhe amerikane qe do te jene pjese e trupës se ONM dhe shume shpejt kjo trupe do te jete ne Tirane per te filluar nga puna.?Por fundi i këtij muaji do te jete i ngjeshur me nje sere zhvillimesh qe kane lidhje me zbatimin e reformës ne drejtësi. Xhafaj ben te ditur se javën e ardhshme do te hapet gara per te gjithë ata qe duan te garojnë per te qene anëtare te dy institucioneve qe do bëjnë vettingun; Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit. Gjithashtu po javën tjetër, do te hapet nga gara per anëtaret e Këshillit te Emërimeve ne Drejtësi, proces qe do te nise nga kryetari i kuvendit, pasi presidenti ka vendosur te mos e ushtroje kompetencën e tij. Por tashme qe reforma ka nisur te zbatohet Xhafaj ka denoncuar presionin qe po ushtrohet per te vendosur ne kontroll institucionet e reja qe do ngrihen.?Jemi te shqetësuar per disa përpjekje per ta vendosur nen kontroll procesin e kandidimit, per te ushtruar influenca dhe presion ndaj punes se institucioneve qe merren drejtpërdrejt me vettingun, per te ushtruar presion ndaj gjyqtareve dhe prokuroreve te ndershëm qe duan te kontribuojnë ne kete proces te rendesishem. Shohim me shqetësim disa përpjekje ne sistemin e drejtësisë, ne Prokurori dhe ne Gjykata per te deformuar frymën e detyrimeve dhe normave qe parashikon kushtetuta dhe ligjet e reja ne ketë faze te procesit.?Xhafaj ka sjelle ne vëmendje se procesi i zbatimit te reformës mund te dëmtohet nga situata politike ne vend, pasi per shkak te marrëveshjes se 21 korrikut partitë kane rol përcaktues ne ngritjen e institucioneve te reja.?Koha do te tregoje dhe do te provoje ndershmërinë e kësaj marrëveshje, te nevojës se madhe per konsensus aq te trumbetuar dhe natyrisht te vete votimit konsensual nga mënyra se si do te sillen partitë politike ne kete proces ne përmbushje te detyrimeve kushtetuese dhe ligjore do te provoje se sa i rendesishem, ishte ai konsensus dhe sa me vlere ishte ajo marrëveshje.?Testi i pare qe partitë politike do te duhet te kalojnë është ngritja e institucioneve te vettingut, anëtaret e te cilave dalin nga komisione parlamentare ku maxhoranca dhe opozita kane numër te barabarte anëtaresh.

Share This Video


Download

  
Report form