Gripi sezonal, AH3 N2 ka shënuar dy viktima të tjera, në dy ditët e fundit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, pohojnë se rastet fatale janë ndikuar nga virusi ndërsa vuanin edhe nga sëmundje të tjera.
Por ndërsa rastet fatale kanë ardhur në rritje numri i të infektuarve po vjen në zbritje. Sipas specialistëve, jemi ende në epidemi gripale, por shifrat tregojnë se fundi i Janarit do të shënojë daljen prej saj.
Aktualisht gjatë një jave kanë kërkuar ndihmë mjekësore, afro 20 mijë persona në të gjithë vendin.
Tv Klan