Dy viktima të tjera nga gripi stinor

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Dy burra nga Shkupi vdiqën sot në Klinikën e sëmundjeve infektive si pasojë e komplikimeve nga gripi stinor. Pacientët ishin të moshës 47 vjeç dhe 63 vjeç, të dy kishin sëmundje kronike. I pari kishte bronkit kronik dhe sëmundje në veshka, ndërsa i dyti vuante nga diabeti dhe problemet në zemër. Javën e kaluar, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, u regjistruan 4000 raste të reja me simptomave të gripit stinor. Numri i të sëmurëve është i njëjti me atë të 2 javëve më parë, por krahasuar me këtë periudhë vitit të kaluar, ka një rritje prej 38 përqindësh.

"Gjatë gjithë këtij sezoni, më i prekur është rajoni i Shkupit, me numrin më të madh të të infektuarve. Por numër të madh të prekurish ka edhe në Kavadar, që është karakteristike për këtë grip stinor. Kavadari është shumë më i vogël se Shkupi, që do të thotë se ka një lloj shpërthimi epidemik të kësaj sëmundjeje", deklaroi Bllagoja Aleksovski, mjek i Instituti të Shëndetit Publik.

Prej fillimit të sezonit të gripit e deri tani janë regjistruar rreth 19 mijë persona me simptoma të tillat. Numri i viktimave është 9, të cilët përveç gripit vuanin edhe nga sëmundje kronike. Mjekët bëjnë apel që në këtë periudhë, ku gripi mbetet ende aktiv, të evitohen daljet publike ose mbledhjet në turma. Po ashtu, të sëmurët të mos shkojnë në punë, ndërsa fëmijët të mos shkojnë në shkolla apo kopshte. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form