Krimet e Rënda pyesin mësuesen që bënte propagandë për ISIS

RTV KLAN 2017-03-31

Views 1

"Nxënësja ? Zysh, a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s?e kuptoj se? A janë myslimanë a ç?a janë? ISIS?"

Pas transmetimit të këtyre pamjeve në emisionin "STOP", në Televizionin Klan, Policia e Shkodrës shoqëroi mëngjesin e së enjtes, Emine Alushin, mësuesen e Medresesë së Shkodrës. Më pas ajo u nis drejt Tiranës, ku po merret në pyetje nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Veprimet hetimore për këtë rast do t'i kryejë Prokuroria për Krimet e Rënda, për veprën penale të nxitjes dhe përhapjes së propagandës radikale.

Një audioregjistrim në këtë Medrese tregon se si mësuesja u thotë nxënësve se ISIS është një organizatë e mirë që mbron myslimanët, por që luftohet nga shteti.

Madje në audioregjistrimin e transmetuar në emisionin investigativ STOP, mësuesja thotë se nuk duhet të besohen ato që thuhen për ISIS.
Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form