Ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani u shpreh për Report Tv para nisjes së seancës për taxhikun, të cilin po e mbron në gjykatë se nuk e beson se ai kishte një plan terrorist. "As nuk e besoj dhe as e çoj në mendje një gjë të tillë, se do ta kishin parandaluar autoritetet prej shkurtit dhe jo ta arrestonin kur doli urdhri gjerman" tha ai. Sipas avokatit ai ndodhej në Shqipëri i strehuar pasi kërkohet nga regjimi në Taxhikistan, por mbetet për t'u parë nëse do të kërkojë azil, ashtu si vëllezërit indianë vitin e kaluar. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta pohon se sipas burimeve nga drejtoria e Anti-terrorit mësohet se për taxhikun nuk ka të dhëna se kishte plane apo aktivitet terrorist, por të pjesëtarëve të grupit të tij në Shqipëri që mbeten në tantativë. Ai u arrestua, pasi e kërkon Gjermania ekstradimin e tij.