Report TV - Gjermania investon 70 mijë € për arkivimin e negativëve të "Marubit"

Report TV 2017-03-31

Views 0

Qeveria Gjermane ka vënë në dispozicion rreth 70.000 euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Muzeun Kombëtar të Fotografisë MARUBI në Shkodër.

Ditën e martë në Shkodër është përuruar projekti i mbështetjes së shtetit gjerman për arkivimin e rreth 500.000 negativëve të saj. Puna do të vijojë me sigurimin e kutive të arkivimit dhe materialeve të tjera. Materialet iu dorëzuan muzeut të fotografisë prej Ambasadores Susanne Schütz në prani të Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Projekti ka nisur me mbërritjen e rreth 7.000 kutive të konservimi dhe 82.000 zarfe speciale për arkivimin e negativëve. Për këtë kontribut Ministrja Kumbaro falënderoi ambasadoren e Gjermansie Schutz.


Muzeu Kombëtar i Fotografisë MARUBI ka një thesar unik kulturor të Shqipërisë?, u shpreh Ambasadorja Schütz.

Share This Video


Download

  
Report form