Report TV - "25 mijë € ose të vrasim djalin" shkojnë për paratë, arrestohen

Report TV 2017-04-01

Views 1

LEZHË- Na jep 25 mijë euro ose do të vrasim djalin. Ishte ky kërcënimi që Dedë Gjoka nga Mirdita dhe Mark Quku nga Shkodra i kanë bërë biznesmenit V.P nga Lezha.

Më datën 4 shkurt ata i kanë kërkuar biznesmenit 25-mijë euro nëpërmjet mesazheve, në mënyrë që të mos i vrisnin djalin. Kanë qënë disa mesazhe të mbërritura në telefonin e tij ku përveccse kërkohej 25-mijë euro, biznesmenit i këshillohej që të mos fliste me policinë.

Por menjëherë pas marrjes së mesazheve biznesmeni V.P ka shkuar në Policinë e Lezhës për të bërë kallzim. Policia ka organizuar operacionin ?Gjobëvënia? dhe e ka këshilluar biznesmenin që të bëhej dorëzimi i lekëve, në mënyrë që arrestimi i autorëve të realizohej në flagrancë.

Ky i fundit ka lënë takim me autorët pranë një fshati në vendin e quajtur Malecaj në Lezhë. Biznesmeni V.P e ka lënë qesen në vendin ku i thanë Dedë Gjoka dhe Marku Quku.

Dy autorët po e vëzhgonin biznesmenin me dylbi, ndërkohë që Policia bënte vëzhgimin e Mark Qukut dhe Dedë Gjokës. Menjëherë pasi kanë marrë qesen ku ishin paratë ka ndëryhrë Policia dhe ka arrestuar autorët në vendin e quajtur Malecaj.

Share This Video


Download

  
Report form