Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka vizituar disa nga shkollat e qarkut të Shkodrës. Ajo ka pranuar nevojën për investime ndërsa u ka dhuruar aparate audiovizive mësuesve që punojnë në klasa kolektive.
Shkollat në qytetin e Shkodrës kanë qenë destinacioni i parë i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për të monitoruar proçesin arsimor.
Nga shkolla ?Azem Haxhija?, Ministrja i ka premtuar mësuesve mbështetje në punën e tyre, ndërsa ka theksuar edhe nevojën për investime në disa prej shkollave.
Nikolla: ?Jemi të vetëdijshëm që jo të gjitha shkollat e Shqipërisë janë ashtu siç duhet dhe siç e meritojnë, por patjetër që çdo gjë kërkon kohën e vet dhe ne do bëjmë më të mirën edhe për këtë shkollë.?
Nikolla ka dhuruar aparate audiovizive dhe platformë dixhitale të mësimdhënies në ndihmë të mësuesve që punojnë në klasa kolektive.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-1624-mesues-e-3298-femije-transport-te-garantuar-nga-mas/