Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë takimit të Ramës në Himarë një studente në degën e mësuesisë i ngriti shqetësimin e punësimit jo sipas meritës.
Sipas saj, studentë të diplomuar nuk kanë mundësi punësimi në zonën e tyre pasi sillen mësues nga Vlora.
Rama ndërkohë këshilloi studenten të mbarojë njëherë Masterin dhe pastaj ti drejtohet portalit Mësues për Shqipërinë.
Vajza: Quhem Elena. Studioj për mësuesi, por ndihem e pashpresë kur shikoj se shumë mësues të diplomuar, në rregull me dokumentacionin, nuk punësohen në vend, por vijnë mësues nga Vlora, apo rrethe të tjerë, të cilët mund të kenë një mënyrë punësimi tjetër nëpër qytete e jo të na zënë vendin neve aty. Faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: Ke konkurruar tek portali ?Mësues për Shqipërinë??
Vajza: Jo, sepse unë jam akoma në master.
Kryeministri Edi Rama: Mirë, mbaro, konkurro, fito pikët dhe me siguri, po të jesh e zonja, do marrësh atë që të takon. Në tërësi e njoh shumë mirë këtë pjesë, sepse jam marrë me të gjitha ankesat që kam dëgjuar. Kush merr pikët, fiton dhe merr punën. Nuk ka aty, as parti, as mik, as krushk, asgjë. Kush merr pikët fiton. Janë mijëra mësues që janë në punë sot, falë kësaj. Kështu që kur të dalësh nga shkolla, konkurro në platformë, merr pikët dhe po i more, do shkosh të punosh aty ku të takon.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/himariotja-koleget-pa-pune-sillen-mesues-nga-vlora-rama-mbaro-njehere-masterin