Në muajin Dhjetor 2016, importet nga Serbia kanë shënuar një rënie drastike prej 13,2%.
E dhëna vjen përmes Institutit të Statistikave, i cili ka publikuar treguesit e tregtisë me jashtë për muajin e fundit të vitit që sapo mbaroi. Ulje të dukshme ka shënuar edhe volume I importeve nga Turqia e Spanja, përkatësisht -18,8%, dhe -14,7%.
Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor 2015 janë: Italia me (4,8 %), Gjermania me (37,9 %) dhe Spanja me (10,8 %).
INSTAT raporton se, gjatë vitit 2016 importet jane rritur me 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:
?Makineri, paisje, pjesë këmbimi?, ?Tekstile dhe këpucë?, dhe ?Materiale ndërtimi dhe metale?. Grupet që kanë ndikuar negativisht në ndryshimin vjetore të eksporteve, janë: ?Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike? me -1,9 pikë përqindje.