Policia Rrugore e Tiranës, masa shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, për një qarkullim normal në akset rrugore urbane (qendrat e banuara) si dhe pas ankesave të herëpashershme të banorëve, për vështirësinë në qarkullimin normal të mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të autoambulancave në zonat e banimit.
Policia Rrugore e Tiranës, nis kontrolle me shërbime të shtuara për evidentimin dhe ndëshkimin e përdoruesve të rrugës që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, nuk u japin përparësi këmbësorëve si dhe parkojnë mjetet në mënyrë të parregullt brenda komplekseve të tyre të banimit, duke krijuar konfuzion dhe vështirësi në qarkullim, kryesisht në oraret e mëngjesit.