Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hapur fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit, teksa në një takim me kryetarët e degëve ka dhënë udhëzimet duke ndezur motorët.
Në deklaratën për mediat para nisjes së takimit me strukturat lokale, Basha u dha fund zërave për bojkot duke deklaruar se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhje.
"PD do të marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka asnjë skenar tjetër, do të luftojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do të fitojmë" deklaroi ai.
Basha këmbënguli edhe një herë tjetër te votimi elektronik duke e cilësuar si kusht kryesor të PD, pasi shmang manipulimin dhe votimin familjar.
"Takimi i sotëm për fushatën për zgjedhjet e lira. Për nisjen e një ndryshimi të madh. Votimi elektronik, propozimi më i rëndësishëm i opozitës.
Kontestimi i zgjedhjeve na ka shoqëruar në 25 vite, votimi elektronik i jep fund kontestimit të zgjedhjeve.
Me votimin elektronik cdo shqiptar e ka të garantuar votën e tij, nuk ia mohon askush, nuk ka votim familjar.