Report TV - PD: Opozita kërkon votim dhe numërim elektronik për zgjedhjet

Report TV 2017-02-21

Views 0

Për më shumë se dy orë Partia Demokratike u ka prezantuar partive të koalicionit opozitar platformën e saj për reformën zgjedhore.
Nënkryetari i PD Edmond Spaho, i cili drejtoi këtë mbledhje tha se është rënë dakort me aletatë që ti propozhet komisionit të reformës zgjedhore votimi dhe numërimi elektronik i votave, financimi i partive politike nga buxheti i shtetit, ndërsa çështje të tjera të platformës do të diskutohen javën e ardhshme.

?Në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta që po bëjmë për hartimin e një platforme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tryeza e koalicionit të partive të djathta sot diskutoi rreth sistemit të votimit dhe numërimit dhe arritëm në konkluzionin e përbashkët për të mbështetur praktikën e votimit dhe numërimit elektronik, votimin biometrik dhe numërimin elektronik. Në tryezat e ardhshme të koalicionit do të vazhdojmë me çështje të tjera të cilat përfshijnë sistemin zgjedhor, financimin e partive politike, marrëdhëniet me mediat, depolitizimin e mëtejshëm të sistemit zgjedhor dhe çështje të tjera të cilat janë me interes për të gjithë partitë pjesëmarrëse në këtë koalicion? tha ai.

Partia Demokratike ka hartuar një platformë përmes të cilës synohet mbajtja e zgjehdjeve sipas standarteve ndërkombëtare dhe përmes mekanizimit ligjor të shmangen fenonemenet e vjedhjes apo tjetërsimit të votës.

Platfroma e opozitës së bashkuar pritet ti propozohet komisionit të posacëm paralementar për këtë çështje.

Share This Video


Download

  
Report form