Ora News – Në vitin 2016, bankat shtrënguan kreditë

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bankat kanë shtrënguar kreditimin për bizneset dhe lehtësuar ato për individët në tremujorin e katërt të 2016.
Në raportin e publikuar nga departamenti i Politikave Monetare të Bankës së Shqipërisë, shtrëngimet kanë ndodhur kryesisht me ndërmarrjet em ëdha dhe faktorët që dikuan për këto masa janë problemet me kreditë e këqija dhe perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike.
Ndërkohë konkurrenca në tregun bankar, niveli i likuiditetit të bankave dhe mjaftueshmëria e kapitalit, janë faktorë që kanë ndikuar në kahun lehtësues të standardeve të kredisë dhënë individëve.
Politika shtrënguese e bankave ndaj kredive për bizneset konsistuan kryesisht në rritjen e kërkesave për kolateral, ndërsa lehtësimi i kushteve për individët u zbatua nëpërmjet ngushtimit të marzhit mesatar për kreditë, zvogëlimit të komisioneve dhe rritjes së raportit të kërkuar të këstit ndaj të ardhurave.
Po ashtu në raportin e Bankës Qendrore kap pasur një rritje të kërkesave për kredi gjatë tremujorit të katërt 2016, kryesisht për kredi konsumatore dhe në masë më të ulët për blerje të banesave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-vitin-2016-bankat-shtrenguan-kredite/

Share This Video


Download

  
Report form