Report TV - Vërshon publiku, emocionohet nga kryeveprat italiane të '900-s

Report TV 2017-03-31

Views 0

Janë 100 vepra të zgjedhura arti të 60 autorëve të shquar italianë që do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 2 prill të këtij viti në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Vepra të çmuara në pikturë, akuarel e skulpturë vijnë me shijen e tyre origjinale dhe me forcën e gjenialitetit të pashtershëm më kohë të artistëve italianë. Të shohësh këtë ekspozitë të duhen orë të tëra, secila vepër ka një shije të veçantë.

Jemi para ?Galdiatorëve të Giorgio de Kirikos, një nga piktorët më të admiruar nga artistë shqiptarë edhe në kohën e diktaturës. Drejtori i Galerisë që ka jetuar për shumë vite në Itali rrëfen historinë dhe artin e veprës

Vetëm një ditë pas çeljes së ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Arteve publiku ka shfaqur interes të menjëhershëm

Edhe piktori i njohur Rakip Shabani ka emocione për ardhjen e këtyre veprave në Tiranë, pavarësisht se ka udhëtuar shumë në Itali dhe i ka parë në Muzeun e Romës. Thotë se është një nga ekspozitat më të bukura.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS