http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit i mundësive te mëdha per drejtësinë. Kështu e cilëson 2017-en ambasadorja e Holandës në Shqipëri Devi Van de Vert, teksa i kërkon gjyqësorit te rifitoje besimin e qytetareve.?Ky do te jete një vit i mundësive te mëdha sa i takon risive qe do te sjelle reforma me drejtësi. Qytetaret e politikanet kane pasur vullnet për miratimin e reformës. Ne 2017 do te filloje zbatimi i saj, kjo është tepër e nevojshme per gjithë popullatën. Dje dëgjova një proverb: asnjeri mos paste pune me gjykatën e spitalin. Kjo tregon se qytetaret nuk i besojnë gjykatës. Këtu ka një te vërtetë dhe duhet te ndryshoje perceptimi, askush nuk është i paprekshëm. Këtë vit gjykata duhet te fitoje kredibilitet.?Nga Korça, diplomatja e larte nënvizoi se zbatimi i reformës është shumë i rëndësishëm edhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian.?Reforma është një shtyse edhe për anëtarësimin ne BE për shkak te luftës kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar pasi askush nuk është i paprekshëm. Si ambasade jemi përfshire qe ne fillim ne reformën ne drejtësi duke dhënë ekspertizën tone.?Këto deklarata ambasadorja holandeze i bërë gjatë një takimi që pati në gjykatën e Korçës. Ajo tha se shpresohet që në fund të 2017 të dalin dhe rezultatet e para te zbatimit te reformës ne drejtësi.