Vrasja e Toros për pazare droge? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pazaret e drogës duket se kanë qenë shkak i ekzekutimit të 32-vjecarit Jetnor Toro mbrëmjen e së dielës ne qytetin e Vlorës. Kjo është pista kryesore mbi të cilën po heton policia për vrasjen e 32-vjeçarit. Ky është Jetnor Toro një person me rekorde të theksuara kriminale, si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Ai mbahej nën vëzhgim prej kohësh nga policia, pikërisht për trafikun e lëndëve narkotike. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 15 janarit, në zonën e skelës në Vlorë, në kohën kur 32-vjecari ishte duke parkuar. Autorët janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar disa herë me automatik në drejtim të tij. Për shkak të plagëve të marra, viktima ndërroi jetë rrugës për në spital. Policia nuk ka ende te dhëna për autoret, ndërsa janë sekuestruar pamje te kamerave te sigurisë përreth vendit te krimit. Jetnor Toro, i njohur edhe me emrin Refit Toro, ka qene i dënuar me pare ne Itali per vjedhjen e banesave: bashke me dy shqiptare të tjerë ai ishte kthyer ne makthin e banoreve te Ankonas. Jetnor Toro ishte babai i dy fëmijëve dhe kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia.

Share This Video


Download

  
Report form