Ora News – Përvjetori i Policisë së Shtetit bashkon Tahirin dhe Lallën

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 104 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit janë bërë bashke drejtues të lartë të policisë, deputetë, gjykates dhe prokurorë. Ky takim ka bashkuar ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, kryeprokurorin Adriatik Llalla, drejtorin e Policisë Haki Çako, kryetarin e Komisionit të Sigurisë Spartak Brahon dhe të tjerë.
Ministri i Punëve të Brendshme Tahiri ka shprehur mirënjohjen për të gjithë punonjësit e Policisë ndër vite, kontributin e tyre për atë çfarë kanë krijuar deri më sot, ka falenderuar të gjithë partnerët e Policisë së Shtetit që kanë asistuar në punën e saj si Prokuroria, Misionet ndërkombëtare ICITAP ,PAMECA dhe të gjithë punonjësit e Policisë për përkushtimin dhe përgjegjësinë duke e kthyer institucionin e Policisë, institucionin më të besuar për qytetarët.
Tahiri: ?Në këtë 104 vjetor dua të falenderoj të gjithë ata që kanë shërbyer ndër vite në Policinë e Shtetit. Shpreh të gjithë mirënjohjen tonë për të gjithë ata burra dhe gra që ndër vite kanë punuar në Policinë e Shtetit dhe kanë krijuar një standard shërbimi për të cilin ne sot kemi angazhimin për ta bërë Policinë shumë më të mirë, duke i shërbyer shumë më mirë qytetarëve. Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e Policisë burra, gra, djem, dhe vajza që sot shërbejnë në Policinë e Shtetit, duke qenë më krenarë për atë që bëjnë e duke pasur një përgjegjësi më të madhe për shkak të besimit më të madh të publikut. Në këtë 104-vjetor Policia është institucioni më i besuar nga qytetarët shqiptarë. Dhe kjo është pa asnjë dyshim një përgjegjësi shumë më e madhe për të punuar më shumë, për të respektuar më shumë sakrificën e atyre që shërbejnë në Policinë e Shtetit, por mbi të gjitha për të respektuar çdo qytetar që investon besim te Policia e Shtetit dhe me plot të drejtë pret shërbim nga ne?.
Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit Çako ka theksuar se rruga e Policisë për të arritur deri këtu ka pasur shumë vështirësi e sfida, kontribut të padiskutueshëm të punonjësve të Policisë ndër vite.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pervjetori-i-policise-se-shtetit-bashkon-tahirin-dhe-lallen/

Share This Video


Download

  
Report form