Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Historia e përgjimeve në Shqipëri nuk po arrin të mbetet vetëm brenda institucioneve që u takon me ligj ta kryejnë atë. Shpesh politika shpërthen në debate të ashpra lidhur me këtë çështje dhe siç ndodh rëndom opozita është ajo që ankohet se përgjohet nga struktura të palegjitimuara siç ndodhi në 2011, kur socialistët akuzuan Ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe se përgjonte eksponentë të opozitës përmes Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë. Një debat po vlon aktualisht lidhur me një pajisje të zbuluar nga SHISH në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të cilën Prokuroria ka tentuar ta sekuestrojë dhe për të cilën zyrtarë të policisë thonë se ajo përdoret për trajnim nga ekspertët italianë të Interforze. Kjo ngre disa pikëpyetje dhe dyshime.
Lajmi se Policia e Shtetit po kryen përgjime, u përcoll me shqetësim në media. Hetim të këtij informacioni kërkoi edhe Presidenti i Republikës Nishani.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/misteri-i-pergjimeve-debati-qe-vlon-mes-prokurorise-dhe-policise-se-shtetit/