Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Model frymëzimi i ka quajtur kryeministri Edi Rama studentët më të mirë të PISËS gjatë një takimi të përbashkët me ta dhe ministren e arsimit Linidta Nikolla.
Edhe në këtë takim nuk munguan akuzat e Ramës drejtuar sistemit të vjetër ndërsa tha se reforma në arsim ka sjellë ndryshime rrënjësore.
Rama: Sikur reforma në arsim të ishte bërë 20 vjet më parë, sot ishim duke bërë një diskutim krejt tjetër dhe do të kishim një vend tjetër. Ky është rezultat i jashtëzakonshëm i vetëvendosjes individuale.
Rama tha se rezultatet reforma do ti japë për pak kohë. Edhe ministrja Lindita Nikolla vlerësoi studentët për rezultatet e larta dhe bëri apel për më shumë punë në drejtim të studimeve për shkak të rëndësisë që ato kanë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-te-diplomuarit-para-reformes-gjenerate-e-tradhetuar-nga-shteti/