Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë për buxhetin e ulët që ka parashikuar për arsimin përgjatë vitit të ardhshëm. Deputeti, Luçiano Boçi, tha se buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë.
Sipas tij, nga ana e qeverisë nuk ka asnjë përpjekje për të rikthyer në shkollë 134 mijë fëmijë dhe të rinj që kanë braktisur arsimin.
Këtë vit u mbyllën rreth 228 shkolla të sistemit parauniversitar, tha Boçi.
Partia Demokratike, theksoi Boçi, është e qartë në vizionin e saj: Mbështetje financimi për arsimin, infrastrukturën moderne, vit të paguar stazhi për studentët.
Boçi: Premtimi i bujshëm i rritjes në 5% të këtij buxheti në raport me prodhimin e brendshëm bruto është hedhur në koshin e plehrave si shumë premtime të tjera të Edi Ramës.
Ky nivel mizerabël financimi nuk siguron as arsim cilësor dhe as arsimim për të gjithë fëmijët e të rinjtë shqiptarë, duke i detyruar ata të paguajnë shumë para shtesë nga xhepat e tyre dhe buxhetet familjare.
Buxheti 2019 nuk lehtëson problemet e shumta që lidhen me pozitën e mësuesit, me pagat dhe mbështetjen e tyre. Nuk zgjidh as problemet e nxënësve, të shkollave, të laboratorëve, të bibliotekave, të mjeteve didaktike, të klasave kolektive dhe të transportit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/buxheti-arsimin-boci-rama-hodhi-ne-kosh-premtimin-rritje-ne-5