Ora News – Lamtumirë Anita Take! Kumbaro: Zë që do ti mungojë muzikës shqiptare

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Artistë, politikanë e dashamirës të muzikës kanë kryer sot homazhe pranë trupit të këngëtares, Anita Take, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Take u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas një histori të gjatë në muzikë.
Këngëtarja e madhe e muzikës shqiptare Anita Take është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Homazhet në nder të saj u mbajtën në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, ku nuk munguan figura të njohura të artit, muzikës si dhe dashamirës të këngëtares.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e pranishme në homazhe tha se Take do të mbetet një nga zërat e rralë e që do ti mungojë këtij vendi.
Kumbaro: Anita Take është një ikonë, ajo është në rrugëtimin njerëzor të gjithë qënieve njerëzore por padyshim bën pjesë tek brezi i artistëve që na edukuan estetikisht, na kanë emocionuar shpirtërisht dhe që në një farë mënyrë apo një tjetër janë të pavdekshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/lamtumire-anita-take-kumbaro-ze-qe-do-ti-mungoje-muzikes-shqiptare/

Share This Video


Download

  
Report form